Rreth një muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi Pogradecin, ku 42-vjeçari Egli Proga, dyshohet se u dhunua për vdekje nga disa persona, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është : “hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor”. Sipas akt-ekspertimit që është bërë nga IML, konstatohen dëmet që janë parë në trupin e viktimës, si në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht.
Jonida Proga motra e të ndjerit, ka reaguar pas publikimit të ekspertizës, ku shprehet se po përdhoset për herët të tretë kujtimi i vëllait të saj Eglit. Ekspertimin e përfunduar nga IML, motra e Egli Progës e quan një mulim të së vërtetës dhe vrasja po kalon në duart e mjekëve. Proga shprehet se akti duhet ribërë dhe ka shtruar disa pyetje, ku kërkon të përcaktohet saktë se me çfatë mjetesh janë shkaktuar dëmtimet në trupin e vëllait të saj. Sipas saj, fytyra e të ndjerit ishte e ‘masakruar’ dhe ai ishte gjakosur në të gjithë trupin, duke shtuar se “grushtat” nuk shkaktojnë vdekjen. Jonida Proga thotë se do i shkojë kësaj çështjeje deri në fund, me mbledhjen e provave dhe dëshmive.
Postimi i plotë
Sot për të tretën herë Policia e Shtetit ka përdhosur kujtimin e vëllait tim të dashur Eglit. Me një paturpësi të papërshkrueshme shpërndanë për publikim herët në mëngjes pjesë të shkëputura nga raporti mjeko ligjor i vdekjes së Eglit duke tentuar të fshihen pas gënjeshtrave e të deformojnë të vërtetën. Policia që dështoi në mënyrë të turpshme në hetimin e vrasjes së Eglit kur vrasja sapondodhi, dështoi në mbledhjen e provave, që dështoi edhe me kapjen në FLAGRANCË TË AUTORËVE vazhdon të dezinformojë. Mbrëmë në emisionin “Opinion” një përfaqësues policie tentoi të justifikojë live të vërtetën e shkatërrimit të provave në sy të kamerave televizive.
Ishte ora 19:20 e ditës së mallkuar 10 gusht kur mediat fiksuan me kamerat e tyre vendin e ngjarjes, trotuarin me gjak, makinën tek e cila kriminelët rrëzuan Eglin. Në Tv dallohen kriminelët që bënin sehir GJYSMË ORE PAS VRASJES NË TË NJËJTIN VEND KRIMI.
Asnjë polic në botë nuk mund të justifikojë lëvizjen e makinës së bardhë me targa AD049T nga vendi i krimit. Asnjë polic i ndershëm shqiptar nuk do lejonte që ajo makinë me prapakolp lyer me gjak të largohej nga vendi i krimit rrethuar me piketa policie. E kundërta ndodhi në sy të POLICISË, Arjan Manellari merr makinën e Leonidha Guçes dhe largohet. Asnjë polic në planet nuk do bënte sehir pak minuta pas vrasjes nëse do shihte si pinin kafe te STROPCKA kriminelët Arjan Manellari, Leonidha Guçe bashkë me Voltan Shkulakun që NUK PANË ASGJË. Kriminelat rrinin ulur pa u shqetësuar te vendi I KRIMIT Z. POLIC. Ata nuk janë njerëz që ndaluan për kafe në vendin e një krimi. Ata janë kriminelët e sigurt që JU NUK I ARRESTONI Z. POLIC.
Familjarët e mi nuk mbyllin dot sytë se kanë parë fotot e fytyrës së masakruar të vëllait tim. Një vëlla, një bir, një bashkëshort i gjakosur nga koka te këmbët në organet jetike dhe delikate, i gjithë integriteti fizik i Eglit u prek rëndë derisa vdiq dhe kanë guximin të thonë me lehtësi të pabesueshme se ishte “grusht”, se “kishte pirë”. Qoftë Prokurorja që iku nga çështja, qoftë kryepolici që foli një ditë më pas, qoftë policët që lane kriminelat të ikin, qoftë dy mjekët ligjor që bënë një akt të çalë, Gjergji Kaçauni me Klevis Shella të gjithë do mbajnë përgjegjësi para LIGJIT për vrasjen e Eglit që kërkohet të mbulohet.
Pyetja për dy mjekët ligjor ishte: Me çfarë mjeti janë shkaktuar këto dëmtime? Përgjigja e tyre: Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht. Përse kërkoni ta çoni vrasjen te GRUSHTI “MJEKË”? A nuk mund të jetë goditje me dorëz hekuri, me levë, a me mjete të rënda MBRETËSE? Pyetja nuk ishte “A janë shkaktuar me grusht ose jo dëmtimet ZOTËRINJ MJEK.
Tani kam unë një pyetje për ju: A ka punuar Anduena Kaçauni, motra e njërit prej jush si vartëse e ish drejtorit të Posta Korçë, Valter Gora daja i kriminelit Denis Meçe? Nëse po atëherë edhe unë kam të drejtën që të dyshoj që Akt ekpertimi mjekoligjor numër 70 nuk ka treguar të vërtetën e vdekjes së Eglit, pasi ka mangësi dhe shtrembërime të pyetjeve të hetimit që mund të jenë shkaktuar nga shkaqe si ato që vijnë nga NDIKIMI I KORRUPSIONIT. AKTI DO RIBËHET ZOTËRINJ MJEKË TË IML!
Po e vazhdoj vetë hetimin e vrasjes së Eglit se askush nuk më ka dhënë përgjigje pse e vranë Eglin. Po përpiqen ta reduktojnë krimin në një “grusht”. Shoh heshtje, frikë dhe dorëzim përballë kriminelëve që po terrorizojnë qytetin e Pogradecit, atyre që kanë lidhje me policinë, me drejtësinë, me pushtetin e lartë vendor në Pogradec. Ka ende shumë pyetje pa përgjigje që do u shkoj deri në fund. Si u dorëzua me Range Rover brenda në Komisariat krimineli Denis Meçe? Kush polic negocioi me të kur ai nuk “gjendej” dot askund se ku dhe me kë po “flinte gjumë”? Pse nuk u kontrollua kurrë shtëpia e tij në Pogradec por “u trokit” vetëm te gjyshërit e tij në Buçimas? Çfarë kërkonte Leonidha Guçe në dyert e spitalit një orë pasi e vranë Eglin? Çfarë bisedonte një orë më pas në dyert e Komisariatit Pogradec me miqtë e tij policë ky kriminel?
Pse u la të pastrohej vendi i krimit, lokali Stropcka nga brenda dhe jashtë, sidomos tualeti, nga pronari bashkpunëtori në krim Voltan Shkulaku dhe më pas u bë këqyrja? Pse nuk u mbyll që në çastin kur mbërriti policia në vendngjarje lokali që të fiksohej çdo gjë? A nuk vdiq një njeri???? Me kë ka komunikuar Valter Gora, më datë 10 gusht? Po në 11 gusht? Kam me dhjetra pyetje të tjera që do t’ua marr përgjigjet medoemos.
Po kërkoj vetëm të vërtetën. Kam dëshmi e prova që po i mbledh me vështirësi pavarësisht se njerëzit kanë frikë të flasin, se kanë frikë nga kriminelat. Frika ka mbërthyer zemrat e tyre sepse askush nuk i mbron në Pogradec. Janë bashkë. Kriminelat lëvizin lirshëm, fshihen prapa krahëve të atyre që duhej të kishin bërë drejtësi. Ata që duhej të ruanin provat, ata që lejuan të pastrohej vendi i krimit, ata që duhej të kishin ndaluar krimin, heshtën dhe kthyen sytë nga ana tjetër.
Do kërkoj pafund e deri në fund DREJTËSI PËR EGLIN. Vrasësit që janë jashtë, ai brenda dhe gjithë ata që ndihmuan në fshehjen e së vërtetës do paguajnë me dënim para ligjit që nga zyrtari më i vogël që ka shpërdoruar detyrën e është korruptuar deri te ai më i larti. Ky është vetëm fillimi i betejës sime për drejtësi. Për të vërtetën e VRASJES që duhet të dalë me çdo çmim në dritë. Ju përulem me mirënjohje të gjithë njerëzve që kanë ndihmuar Eglin dhe familjen e tij. Ju përulem me respekt të gjithë atyre që më janë gjendur dhe më kanë ndihmuar në këto ditë të vështira. JUAJA Jonida Proga!
Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçen, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari. Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçen nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës. Rreth orës 19:09 të 10 gushtit, është marrë njoftimi se në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec, është gjetur një person i shtrirë pa ndjenja, i cili pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale, është identifikuar si Egli Proga.
Policia fillimisht e raportoi ngjarjen si aksidentale, me pretendimin se Proga kishte ndërruar jetë, pasi ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur. Sipas Prokurorisë, Proga, baba i dy fëmijëve, është dërguar në spital pa shenja jete. Gjykata ka lënë në burg autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. Familja e Progës ka kërkuar drejtësi, ndërkohë që në kujtim të viktimës, dhe kauzës së familjes, edhe në Tiranë u mbajt një protestë