Donald Veshaj vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”.
“Trekëndëshi” i shumëpërfolur me Borën dhe Beatrix vazhdon të jetë tema më e komentuar e momentit, për të cilën fansat e ndarë në “grupe” vazhdojnë të bëjnë debat.
Pas daljes nga shtëpia e reality show-t, Donaldi zgjodhi Borën, duke hedhur pas krahëve gjithçka që kishte ndodhur mes tij dhe Trixës në lojë.
Pas daljes nga shtëpia ai i dedikoi Borës edhe këngë (në fakt nuk përmendi emra, por çdo detaj në këngë linte të kuptohej se i dedikohej asaj).
Shumë shpejt po vjen ditëlindja e tij (më 1 Shtator) dhe Donaldi ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat.
Një baladë do të vijë shumë shpejt, ndërsa fansat u bënë kuriozë të mësojnë sa më parë për çfarë flet.
“Hesht” do të titullohet balada e tij e re, siç ka treguar vetë Donaldi.