Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj është marrë në pyetje nga Policia në Kurbin pas denoncimit të të vëllait të tij, se familja ka humbur kontaktet me Ervisin.
Mustafa Martinaj ka deklaruar se kontaktet me të birin i ka humbur në 9 gusht në 19:30, ndërsa ka ngritur dyshime se i përfshirë në këtë histori, është Indrit Dokle, për të cilin ka kërkuar nga drejtësia që të hetohet.
Babai i Martinajt pretendon pa dhënë shpjegime të detajuara se djalit të tij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe. As ai as miqtë dhe të njohur të tij prej asaj dite nuk kanë kontaktuar më me të shumëkërkuarin e drejtësisë, ndërsa më datë 10 gusht, xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë kallëzim në policinë e Lezhës për humbjen e kontakteve me nipin dhe ka ngritur dyshime se mund të jetë rrëmbyer