
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Has, ku një person raportohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Policia bën të ditur se rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, Sabah Jupa, 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.