Nisja e pushtimit rus në Ukrainë dhe kundërpërgjigjja e Perëndimit me sanksione të ashpra duke përfshirë të gjithë oligarkët që mbështesin Vladimir Putinin krijoi përçarje mes lindjes dhe botës perëndimore.
Deri më tani të gjithë ‘të pasurit’ e Rusisë shprehen një zëri kundër Evropës dhe SHBA-ve, por sërish fëmijët e tyre shijojnë luksin në këto vende.
Në një fjalim të muajit të kaluar Vladimir Putin sulmoi rusët që mund që mund të mendonin të ishin në krah të Perëndimit duke i akuzuar ata se punojnë me Perëndimin drejt një qëllimi: shkatërrimit të Rusisë.
“Populli rus gjithmonë do të jetë në gjendje të dallojë patriotët e vërtetë nga llumrat dhe tradhtarët dhe thjesht do t’i pështyjë si një mushkonjë që aksidentalisht fluturon në gojën e tyre” tha Putin.
Shtetet e Bashkuara sanksionuan së fundmi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, gruan dhe dy fëmijët e tij të rritur, duke thënë se kanë një “mënyrë jetese luksoze që nuk është në përputhje me pagën e shërbimit civil të Peskov”.
Një nga familjet e para të korrupsionit dhe hipokrizisë ruse është ajo e Dmitry Peskov, zëvendësshefit të kabinetit dhe zëdhënësit kryesor të Vladimir Putinit, një rol që e bën atë megafonin më të zhurmshëm të Putinit, ai që shpërndan thuajse çdo ditë propagandën e ashpër të Presidentit rus kundër Perëndimit.
Sipas të dhënave ka të ngjarë që pasuria e tyre të jetë ngritur mbi fitime të paligjshme të lidhjeve të Peskov me Putin”. Të paktën dy nga fëmijët e tij u rritën kryesisht në Evropën Perëndimore përpara se të ktheheshin në Moskë.
Vajza 24-vjeçare e Peskov nga martesa e tij e dytë, Elizaveta Peskova, postimet e nxehta të së cilës në mediat sociale janë bërë shpesh ushqimi i tabloidëve rusë dhe evropianë , nuk i është shmangur vëmendjes apo polemikave, teksa thuhet se ka deklaruar publikisht se ajo ndihet “më mirë në mjedisin evropian” dhe e quajti sistemin arsimor të Rusisë një “ferr të vërtetë”.
Kohët e fundit, ajo kundërshtoi deklaratat publike të babait të saj duke postuar “jo luftës” në tregimet e saj në Instagram, slogani i përdorur nga rusët që kundërshtojnë luftën në Ukrainë. Postimi u fotografua dhe u shpërnda nga media ruse TV Rain, por u hoq shpejt.
Ekstravaganca e Peskovës në Francë krahasohet me atë të gjysmëvëllait të saj në Rusi. Një hetim i viti 2017 nga grupi kundër korrupsionit i Navalny zbuloi se Nikolay Choles, djali i madh i Peskov i cili u rrit në Angli, udhëtoi nëpër botë me avionë privatë dhe se zotëronte pasuri të paluajtshme në Moskë.
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, i cili bëri thirrje për një “post-perëndim” rendit botëror në vitin 2017, e dërgoi vajzën e tij në universitete prestigjioze në Londër dhe Nju Jork.
Edhe vajza e të dashurës së supozuar të Lavrov-it duket se përfiton nga pozicioni i tij me ndikim: Ajo postoi foto të saj në jahtin, resortin austriak të skive dhe vilën buzë plazhit të një oligarku të pasur, sipas Fondacionit Anti-Korrupsion.
Polina Kovaleva, që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i referohet si “thjeshtra” e Lavrov-it edhe pse ai nuk është zyrtarisht i martuar me nënën e saj, zotëron një apartament prej 5.8 milionë dollarësh në një nga lagjet më të shtrenjta të Londrës, sipas sanksioneve të vendosura së fundmi kundër saj.
Vajza shumë më pak e dukshme e Lavrov, Ekaterina Vinokurova, tani 39 vjeçe, ndoqi Universitetin Columbia në Nju Jork, ku jetoi për 17 vjet, përpara se të merrte diplomën e saj në Shkollën Ekonomike të Londrës. Si Kovaleva ashtu edhe Vinokurova u sanksionuan së fundmi nga Mbretëria e Bashkuar.
Vetë Putini nuk bën përjashtim nga hipokrizia e retorikës së ashpër anti-perëndimore përballë anëtarëve të familjes, apo atyre afër tij, duke përfituar nga ajo që Perëndimi ka për të ofruar.
Një nga partnerët e tij të supozuar, e cila dyshohet se i lindi një vajzë, u bë pronare e një apartamenti prej 4.1 milionë dollarësh në Monako vetëm disa javë pas lindjes së fëmijës, sipas një hetimi nga media e pavarur ruse Proekt, bazuar në të ashtuquajturat Pandora Papers.
Vajza e tij e madhe, Maria, thuhet se u martua me një biznesmen holandez; çifti thuhet se jetonte në një apartament prej 3.3 milionë dollarësh në Holandë.