Sot është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe ka vendosur heqjen e masave kufizuese të Covid-19 në vend. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se do të hiqen maskat në ambientet e jashtme, do të lejohet muzika pas orës 23:00 dhe hapja e klubeve të natës si dhe do të hiqet certifikata e vaksinimit.
Rakacolli gjithashtu njoftoi se do të aplikohet doza e katërt për personat mbi 60 vjeç
“Duke u nisur nga analiza e këtyre treguesve dhe shifrat e vaksinimit Komiteti Teknik vendosi këto rekomandime: Vaksinim me dozë të katërt të mbi 60%. Heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës. Lejimin e muzikës pas orës 23 dhe rihapjen e klubeve të natës. Nuk kërkohet certifikatë në të gjitha hyrjet kufitare të Shqipërisë”, tha Mira Rakacolli.