Dashi
Saturni dhe Hëna do jenë planetë shumë aktivë në jetën tuaj gjatë kësaj dite. Do jeni më të përgjegjshëm dhe më të ndërgjegjshëm në të njëjtën kohë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do konsolidohet edhe më tepër. Do flisni më hapur për gjithçka që lidhet me jetën tuaj dhe do mendoni t’i çoni gjërat më tej. Ju beqarët ka mundësi të keni dashuri me shikim të parë dhe gjithçka do ju ndryshojë brenda pak minutash. Në punë do ju duhet të zëvendësoni edhe një koleg që sot do mungojë kështu që lodhja do jetë pak më e madhe. Gjithsesi shefat do e vënë re sforcimin tuaj dhe do ju përgëzojnë. Financat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm. Përfitoni për të hequr para mënjanë sepse do ju duhen në të ardhmen e afërt.
Demi
Gjatë kësaj dite do keni gjithë kohës nevojë për siguri dhe nuk do ndiheni të qetë. Ju të dashuruarit do jeni shumë nervozë dhe mund t’i thoni partnerit gjëra të gabuara. Po nuk folët me të dhe t’ia shpjegoni situatën mund të keni probleme akoma më të rënda. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sepse gjithçka ka kohën e vet. Në punë do mundoheni gjatë gjithë kohës të mbani kontrollin, por gjërat nuk kanë për të qenë të thjeshta. Mundohuni të paktën të mos lejoni të tjerët të ndërhyjnë në çështjet tuaja. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe mund të bëni gabime të mëdha me pasoja të rënda për të ardhmen.
Binjakët
Ka mundësi që gjatë kësaj dite të mundoheni të vendosni rregull në jetën tuaj. Rruga do jetë pak e vështirë, por jo e pamundur. Nëse keni një lidhje nuk duhet në asnjë mënyrë të mundoheni ta bëni xheloz partnerin tuaj sepse pasojat mund të jenë të mëdha. Mundohuni vetëm të dashuroheni si ta ndjeni dhe largoni dyshimet. Ju beqarët duhet të bëni ende durim për të gjetur personin më të përshtatshëm. Në punë do e filloni mbarë ditën dhe do jepni më të mirën nga vetja. Urani do ju bëjë më optimistë dhe do keni ide të reja. Financat do dini si t’i organizoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme në çdo moment. Vazhdoni me këtë sjellje.
Gaforrja
Dita e sotme do jetë mjaft e këndshme dhe herë pas here entuziazmi do ju pushtojë. Bëni atë që mendoni më të drejtën e mundshme. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e qetë, pa probleme, por edhe pa pasion të madh. Bëni ato që do ndjeni dhe mos mendoni aspak për të ardhmen e largët. Ju beqarët nuk do ndiheni mirë me takimet që do realizoni dhe do preferoni të qëndroni vetëm edhe për disa kohë. Në punë nuk do keni më kohë të mendoheni, por duhet të veproni. Do keni aq shumë gjëra për të bërë saqë mezi do ju mjaftojë dita. Në planin financiar do kaloni një ditë goxha të vështirë. Kërkoni ndihmë nga familjaret ose miqtë e ngushtë sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.
Luani
Mëngjesi do jetë i qetë, për ju, por orët më pas do fillojnë të ndërlikohen paksa. Pjesën më të madhe të fajit do e keni ju. Ju të dashuruarit do kërkoni gjëra të pamundura nga partneri juaj dhe do mërziteni pa masë kur ai të mos ua plotësojë dot të gjitha dëshirat. Ju beqarët do jeni në humor për të bere edhe çmenduri të vogla vetëm që të mos qëndroni më të vetmuar siç keni qenë. Në punë do ndiheni disi më të zhbllokuar, megjithatë ende gjërat nuk do jenë ashtu si keni dashur. Mos kërkoni t’i ngjitni shkallët dy e nga dy sepse do pengoheni dhe do rrëzoheni. Klima yjore duket e favorshme për financat. Do shisni diçka që nuk ju duhet më dhe kjo do ju ndihmojë në përmirësimin e buxhetit.
Virgjëresha
Për fatin tuaj të keq sot nuk do ju realizohen planet ashtu si keni dashur pavarësisht se do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme. Për ju të dashuruarit nuk priten momente shumë të kënaqshme. Do ju dalin shpesh keqkuptime dhe do grindeni edhe për gjëra të kota. Ju beqarët nuk duhet të kërkoni persona të pasur edhe pse pa vlera sepse do vijë një ditë që do pendoheni për vendimet që do merrni. Në punë do keni marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorët, por sërish nuk do arrini dot ta fitoni pozicionin që keni kërkuar. Bëni durim dhe mos i reshtni asnjë çast përpjekjet. Financat nuk do përbejnë asnjë shqetësim për ju kështu që do jeni të qetë.
Peshorja
Vullneti juaj nuk do mjaftojë për të arritur atje ku doni, por me përpjekje konkrete mund t’ia dilni mbanë. Falë ndikimit të madh të Venusit, ju të dashuruarit do keni momente të jashtëzakonshme. Do dini si të veproni në çdo moment vetëm që marrëdhënia me partnerin të mbetet e kënaqshme. Ju beqarët do takoni disa persona që do ju shtojnë edhe më shumë dëshirën për të krijuar sa më parë një familje. Në punë duhet të përfitoni sa më shumë nga situata sot për të dalë më në pah. Në këtë mënyrë shefat mund t’iu bëjnë edhe propozimin që keni pritur. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që bëni kujdes me shpenzimet.
Akrepi
Falë Mërkurit keni për të qenë shumë më të kuptueshëm gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të bëni më të mirën e mundshme. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë një atmosfere e mrekullueshme bashkëpunimi. Çdo gjë do ecë ashtu si keni dëshiruar gjithmonë, kështu që shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Nëse jeni beqarë nuk duhet të kërkoni gjëra të pamundura dhe persona pa të meta sepse ata nuk ekzistojnë. Në punë nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni sepse planet do ju realizohen në perfeksion. Karriera juaj do ecë me ritme të shpejta. Në planin financiar duhet t’i merrni gjërat më seriozisht dhe duhet të kufizoni shpenzimet.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite duhet të përkujdeseni më shumë për veten tuaj dhe të kultivoni komunikimin dhe harmoninë me ata që ju rrethojnë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë normale. Do ndiheni të qetë dhe për fat nuk do keni probleme serioze. Nëse jeni beqarë do keni takime të njëpasnjëshme, flirtime dhe mundësi për aventura fantastike. Përzgjedhja do jetë tërësisht në dorën tuaj. Në punë nuk do jeni shumë të motivuar në orët e para të mëngjesit, por më pas një përgëzim i shefave do ju nxitë të ndryshoni tërësisht. Në planin financiar do jeni impulsivë dhe kjo do e tronditë disi gjendjen. Bëni kujdes dhe mos vazhdoni me këtë sjellje.
Bricjapi
Dita e sotme ka për të qenë e ndarë në dy pjesë. Mëngjesi do jetë pak i turbullt dhe delikat, ndërkohë që pasditja do jetë goxha më harmonike. Për ju të dashuruarit do ketë momente të vështira, por asgjë për t’u alarmuar. Çdo gjë duhet marrë sa më shtruar që të jetë e mundur. Nëse jeni beqarë do keni njohje të reja që në mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhë në orët e pasdites. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar shpejt për ju. Në punë do i keni të gjitha aftësitë për të ecur përpara dhe nuk do lejoni as kolegët t’iu ndërhyjnë e t’’iu japin sugjerime. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, por ju duhet të dini si t’i menaxhoni paratë.
Ujori
Hëna do ua zbukurojë ditën sot dhe do ndiheni shumë më të qetë edhe për çështjet delikate. Ju që jeni në një lidhje do keni shumë fat. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona të njohur rishtazi. Marrëdhënia juaj mund të thellohet edhe më tepër. Në punë do e dini përherë si të veproni dhe projektet tuaja do zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Serioziteti që keni treguar gjithë këto kohë do të shpërblehet. Në planin financiar gjendja do vijë gjithnjë e duke u përmirësuar.
Peshqit
Jupiteri do ju ndihmojë mjaft gjatë kësaj dite të konkretizoni ëndrrat dhe gjithë kohës do ju shtyjë të guxoni. Nëse keni një lidhje priten momente mjaft të këndshme mes jush dhe partnerit. Do ndiheni të plotësuar dhe gati për të hedhur edhe hapa më tej. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare dhe pa asnjë të ardhme. Për lidhje serioze duhet të kalojë edhe pak kohë. Në punë do ju ndihmojë tej mase specializimi i fundit që keni bërë. Arritjet që do keni do iu japin shpresë për një të ardhme të ndritur. Në planin financiar duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe t’i bëni me kujdes llogaritë. Po gabuat keni për të pasur probleme.