Dashi
Dielli do iu japë gjithë energjinë dhe vullnetin e nevojshëm sot për të marrë vendime të rëndësishme në çdo sektor. Për ju që keni një lidhje emocionet do jenë shumë të forta. Si ju ashtu edhe partneri do jeni gati të bëni gjithçka vetëm që të kaloni momente të veçanta së bashku. Ju beqarët gjithashtu nuk do qëndroni asnjë moment në qetësi, por do bëni të pamundurën për të tërhequr pas vetes një person. Në punë do jeni shumë këmbëngulës, të përgjegjshëm dhe nuk do hallakateni me gjëra pa rëndësi. Do e keni gjithë kohës dëshirën për t’i bërë gjërat si duhet. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe vetëm që ta ndryshoni situatën.
Demi
Gjatë kësaj dite nuk duhet të nxitoheni për asgjë dhe gjithashtu duhet të bëni durim në çdo moment. Mos lejoni ndjeshmërinë t’iu bëjë të gaboni. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do ndiheni më së miri pranë partnerit tuaj dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Mundohuni ta shfrytëzoni në maksimum çdo sekondë. Ju beqarët do jeni më të vendosur se kurrë për të hedhur hapa dhe nuk do mendoheni gjatë. Në punë do merrni vesh edhe me kolegët edhe me eprorët kështu që çdo gjë do ju ecë ashtu si e kishit menduar. Do ndiheni gjithë kohës të qetë. Buxheti do fillojë të përmirësohet ndjeshëm pas disa vështirësive që keni pasur së fundmi.
Binjakët
Gjatë kësaj dite nuk do jeni në humor të mirë dhe mund të bëni gjëra të gabuara të cilat do kenë pasoja shumë të rënda nesër. Për ju të dashuruarit do ketë debate të njëpasnjëshme Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. As ju beqarët nuk do keni fat në dashuri dhe ka rrezik ta vuani tej mase vetminë. Duhet të mundoheni të shoqëroheni sa më tepër me miqtë. Në punë do jeni më të bindur se keni të drejtë dhe nuk do i merrni mendimet e të tjerëve. Kujdes mos bëni gabime sepse nesër askush nuk do ju japë një dorë. Në planin financiar duhet të tregoheni të duruar sepse vetëm kështu do mund t’ia dilni mbanë.
Gaforrja
Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj dite. Nuk do reflektoni në momentin e duhur dhe mund të futeni në situata të vështira. Për ju të dashuruarit do ketë momente goxha të ndërlikuara. Mos u nxitoni për asgjë nëse nuk doni që situata t’iu dalë jashtë kontrollit. Ju beqarët do jeni gati edhe për çmenduri të vogla vetëm që të mos mbeteni me statusin që keni. Në punë do dini të ruani kontrollon e situatës dhe nuk do shpërqendroheni me gjëra të kota. Një kompliment i shefave do ju bëjë të ndiheni edhe me optimistë për të ardhmen. Sektori i financave do jetë i mirë, megjithatë nuk duhet të jeni të pamatur me shpenzimet. Mendoni të mblidhni disa para edhe për të nesërmen.
Luani
Mirë është që të reflektoni gjatë kësaj dite në mënyrë që mos bëni gabime. Dëgjojini edhe këshillat e të tjerëve. Ju të dashuruarit duhet të bëni shumë kujdes me xhelozinë e tepruar sepse ajo mund të jetë shkatërrimtare për një lidhje. Nga ana tjetër mundohuni të jeni më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët do jeni më me fat dhe gjërat kanë për t’iu ndryshuar menjëherë. Në punë do përballeni me disa realitete të trishta që do ju mërzitin goxha. Nuk do arrini dot të jepni aq sa duhet dhe mund të mbeteni mbrapa në kohë. Buxheti do mbetet i mirë në çdo moment kështu që do mund të kryeni edhe disa shpenzime më tepër nga zakonisht.
Virgjëresha
Mundohuni sot të mos bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë aspak vetëm për hir të të tjerëve. Lëreni veten të lirë dhe do ndiheni më mirë. Harmonia dhe ekuilibri do mbizotërojë nëse keni një lidhje. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do kërkoni asgjë më shumë nga partneri. Nëse jeni beqarë do njiheni me disa persona të këndshëm gjatë një feste pune. Në planin profesional ka shumë mundësi të ndryshoni orientimin dhe do ndiheni më rehat në detyrën e re që do iu jepet. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin sepse keni për t’u djegur keq. Mendoni pak më tepër edhe për të ardhmen.
Peshorja
Ka rrezik të fillojë të fryjë erë në jetën tuaj gjatë kësaj dite. Do i vini në pikëpyetje disa gjëra që keni bërë deri më sot. Nëse keni një lidhje, planetët nuk do jenë të pozicionuar mirë dhe herë pas here mund t’iu lindin edhe disa probleme të vogla. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse do bëhet fjalë për të ardhmen tuaj. Nuk humbisni asgjë nëse harxhoni edhe pak kohë për t’u njohur më mirë. Në punë ka shumë mundësi që të luftoni fort për të marrë një post më të rëndësishëm, por për fat të keq nuk është momenti i duhur. Bëni edhe pak durim. Financat do mbeten gjithë kohës të mira dhe nuk do e keni problem të bëni ndonjë shpenzim më tepër.
Akrepi
Gjatë kësaj dite nuk do keni shumë durim dhe për gjënë më të vogël do acaroheni. Nuk keni për të kaluar një ditë të qetë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka rrezik të lëndoheni edhe për gjëra fare elementare. Ju beqarët do jeni më me fat se kurrë më parë. Do mund të realizoni takime mbresëlënëse dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Në punë mund të zhgënjeheni nga shefat dhe nuk do keni dëshirë të bëni asnjë nga detyrat që iu janë dhënë. Do ju duket e kotë çdo gjë që keni bërë deri më sot. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni në mënyrë që të mos keni tronditje më vonë. Duhet menduar edhe për të ardhmen.
Shigjetari
Miqtë dhe familjarët do ju qëndrojnë shumë pranë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin të hidhni hapat e duhura. Pas mesditës do keni më shumë dëshirë për të ecur para. Nëse keni një lidhje duhet të jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe duhet t’ia shprehni me mënyra nga më të ndryshme ndjenjat atij. Në të kundërt mund t’ua rrëmbejnë nga duart. Ju beqarët do bëni çdo lëvizje që keni në dorë vetëm për ta ndryshuar statusin. Në punë do jeni më të qartë në mendime dhe do i hidhni me kujdes hapat. Mund të bëni modifikime të vogla, por nuk do lodheni. Dielli dhe Merkuri do ju ndihmojnë ta menaxhoni me kujdes buxhetin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Bricjapi
Të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes do mund t’i realizoni një e nga një gjatë kësaj dite. Nuk do jeni më agresivë përkundrazi qetësia do ju shoqërojë çdo moment. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do konsolidohet tej mase. Do jeni shumë më të logjikshëm dhe nuk do thoni gjëra të gabuara. Ju beqarët do jeni me fat dhe do realizoni një nga takimet më të bukura të bukura të jetës tuaj. Gjithçka do marrë një tjetër drejtim. Në punë mund të jeni paksa të stresuar për shkak se doni t’i bëni gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Vështirësi do kaloni, por asgjë nuk do jetë e papërballueshme. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe situata do vijë duke u përmirësuar.
Ujori
Gjatë kësaj dite nuk duhet kurrsesi të merrni vendime përfundimtare edhe sikur gjërat t’iu duken më të lehta se kurrë. Tregoni kujdes për të siguruar një të ardhme më të mirë. Ju të dashuruarit do keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe nuk do ndiheni të qetë për asnjë moment. Jepini fund kokëfortësisë nëse nuk doni të keni më tepër probleme. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati të bëni ndryshime të statusit dhe do i refuzoni të gjitha ftesat. Në punë do jeni të stresuar dhe nga ana tjetër rivaliteti i fortë do ju bëhet pengesë për të bërë ato që keni menduar. Në planin financiar gjendja do mbetet e kënaqshme kështu që mund të shpenzoni sa të dëshironi.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do i keni të gjitha aftësitë e mundshme për të përmbushur çdo mision që do iu jepet. Do i habisni të tjerët dhe veten gjithashtu. Ju të dashuruarit do përjetoni ndjesi të forta dhe do doni që dita të mos ndalet për asnjë moment. Mund të merrni edhe një vendim të rëndësishëm. Ju beqarët do jeni gati për çdo lloj çmendurie vetëm që të mos qëndroni më vetëm. Në punë keni për ta mbaruar më shpejt nga limiti detyrën e dhënë dhe do mund të çlodheni pak. I keni përllogaritur mirë gjërat dhe nuk do keni aspak probleme. Buxheti nuk do jetë në gjendjen që keni pritur, por me pak përkujdes dhe maturi do mund t’ia dilni mbanë. Familjaret gjithashtu do i keni mbështetjeje.