Ka nisur me tensione seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë teksa bashkë me deputetët e PD kanë hyrë në seancë edhe disa nga deputetët e përjashtuar si Elda Hoti e cila ka hedhur një material të lëngshëm drejt deputetëve të PS.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ka kërkuar Hotit të dalë jashtë pasi është e përjashtuar, teksa siç tha ka hyrë në kuvend me shishe benzine duke rrezikuar jetën e deputetëve.
“Keni bërë një krim, erdhët me shishe benzine me vete, keni rrezikuar jetën e deputetëve, dilni jashtë, jeni e përjashtuar, me ju do merret Prokuroria dhe SPAK duhet të merret me ju”, tha Spiropali.
Hoti është mes 24 deputetëve të përjashtuar nga Kuvendi pas incidentit me djegien e karrigeve 2 javë më parë.