Aktorja Delinda Disha i ka lënë të gjitha pa fjalë me forcën dhe kurajon e saj.
Edhe pse humbi binjakët që priste, Delinda Disha dje ka përfunduar me sukses shfaqjen në teatër.
Dje, aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Delinda Disha, ndau me publikun një lajm të trishtë. Fatkeqësisht humbi dy binjakët që priste të sillte në jetë së shpejti.
“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”, shkruante Delinda në postimin e saj të djeshëm në Instagram.