Një rrugë në Greqi do të mbajë emrin e 21-vjeçares shqiptare, Klaudia Lata, e cila humbi jetën tragjikisht në aksidentin hekurudhor në Larisa të Greqisë në mars 2023. 21-vjeçarja shqiptare jetonte dhe studionte në Greqi për Mjekësi, por ai aksident tragjik i mori jetën asaj dhe 56 personave të tjerë.

Në nder të kujtimit të shqiptares, rruga ku u rrit Klaudia do të marrë emrin e saj. Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit.

Ajo ishte studente e shkëlqyer e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut. Mësuesit e Klaudias e kujtojnë si një nga nxënëset më të veçanta të shkollës, ekselente në të gjitha vitet.

Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tempi duke u kthyer nga karnavali i Patrës në Selanik. Atë ditë prindërit e saj i kishin kërkuar që të ndalonte në Larisa dhe të çmalleshin, por e reja kishte refuzuar dhe donte të shkonte menjëherë në Selanik për të studiuar.

Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm.