Moderatorja Egzona Rafuna ka rikthyer dhe një herë në vëmendjen e mediave rozë raportin e saj me Beatrix Ramosaj pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Egzona është shprehur për ‘Prive’ se komenti i këngëtares që pas eleminimit të moderatores nga ‘Big Brother Vip’ i ka çmendur komshinjtë duke bërtitur i është dukur ‘shokues’.
Egzona ka theksuar dhe se deklarata e saj ka qenë zhgënjyese por ka qenë në mllef e sipër por moderatorja ka theksuar dhe se i vjen keq për raportin që ka tani me Triksën duke shtuar se këngëtarja është ndikuar nga komentet e të tjerëve.
“Si një banore e re e di çfarë mund të shkruajnë jashtë, nuk e kam pasur të rëndësishme asnjë moment sepse e kam pasur të rëndësishme t’i qëndroj Trixës afër sepse realisht nuk e kam parë mirë. Kur kam dalë jashët personi i parë që i kam shkruar ka qenë Trixa. Nuk kam kontaktuar as familjen. Kemi folur shkurt dhe pas kësaj nuk kemi pasur koment. Ka qenë shokuese për mua sepse deri në momentin që kam dalë Triksa nuk ka pasur intervista dhe në momentin që kam dalë ka pasur një deklaratë që ka qenë shokuese për mua edhe nuk e kam ditur pse e ka thënë atë gjë. Më ka ardhur keq që është ndikuar nga komentet e njerëzve. Një koment i cili me ironi flet për daljen time prej Big Brother. Dhe ka qenë zhgënjyese dhe ndoshta deklarata ime në mlef e sipër nuk ka qenë e menduar, por më vjen keq për raportin që është zhvilluar pas daljes me Triksën. Nuk kemi asnjë lloj kontakti, as nuk jemi përshëndetur.”– tha Egzona.