Viktor Marku është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri ndaj disa personave në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pranë bustit të Prekë Calit në qytet sapo ka dalë nga ambientet e një lokali, ndërsa rrethanat janë ende të paqartë. E gjithë çfarë dihet deri më tani është se Viktor Marku, i cili është dyshuar edhe për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë pak vite më parë, ka shtënë me armë zjarri ndaj disa personave.

Këta të fundit kanë shpëtuar mrekullisht pasi kanë mundur që të largohen në kohë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar.

Përveç Markut, Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij, ndërsa në mjetin që po qarkullonin tip “BMW” u është gjetur edhe një gëzhojë. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj, por ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar se çfarë ka ndodhur gjatë natës.

I dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës/ Kush është Viktor

VIKTOR MARKU, HEKURAN BILLA DHE SEBASTIAN MALI

Për më tepër që Marku nuk është i panjohur për uniformat blu. Ai u arrestua bashkë me nipin e tij, Santiago Mali për vrasjen e Hekuran Billës, i cili u ekzekutua me silenciator në zonën “Komuna e Parisit”, pranë qendrës ‘Kristal’. Edhe pse dyshohej se ishte vrasësi, ai u lirua për mungesë provash nga Gjykata e Tiranës. Vrasja ndodhi pasi në vitin 2006 Billa kishte ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

Pikërisht ky krim, dyshohet se solli edhe vrasjen e Billës nga familjarët e Markut, që pritën 14 vite për tu hakmarrë duke ekzekutuar Billën në vitin 2021.