Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen.
Mësohet se Berberi ka dhënë dorëheqjen e tij nga ky post disa ditë më parë për arsye personale edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar.
Burime nga Prokuroria e Posaçme pohojnë për ABC News se rreth dy javë më parë, SPAK kishte nisur ndaj Berberit një hetim, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.
Gjithë ngjarja ka ndodhur përpara se ai të merrte detyrën e këshilltarit në MIE. Berberi u emërua në krye të ARRSh në qershor të vitit 2021.