I “gozhdoi” SPAK bashkë me Olta Xhaçkën, Kastrati dhe Dulaku kërkojnë heqjen e sekuestros nga baza e Limionit

SPAK ndërhyri për të ndaluar një skandal ndërkombëtar siç është shkatërrimi i bazës detare të Limionit në Sarandë nga oligarkët shqiptarë, port ë mësuar me shkeljen e ligjit dhe gjetjen e hapësirave për të vepruar mes kanaleve të politikës, oligarkët pas Marina Bay Saranda kanë tentuar edhe kësaj radhe.

I “gozhdoi” SPAK bashkë me Olta Xhaçkën, Kastrati dhe Dulaku kërkojnë heqjen e sekuestros së bazës së Limionit
I “gozhdoi” SPAK bashkë me Olta Xhaçkën, Kastrati dhe Dulaku kërkojnë heqjen e sekuestros së bazës së Limionit

Mësohet se Marina Bay Saranda, kompania koncesionare që ka marrë me qira 1 euro 265 mijë metër tokë shtetërore në Gjirin e Limionit i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të shfuqizojë sekuestron e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar mbi bazën detare të Sarandës. Rekursi është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 16 Maj dhe relator i çështjes është caktuar, gjyqtari Ilir Panda.

Baza detare, pas Kollçakut në SPAK edhe Olta Xhaçka, a do të japë llogari edhe Shefqet Kastrati ?

Marina Bay Saranda zotërohet nga grupi Kastrati dhe Concord Investments e Dulakut në masën 50 për qind secili. Në 1 korrik të vitit 2020, Ministria e Financave nënshkroi me këto dy kompani një kontratë qiraje me vlerën 1 euro për dhënien e 265 mijë metër tokë publike në Gjirin e Limionit, në Sarandë. Sipas projektit, kompanitë do të ndërtonin aty një port jahtesh si dhe një resort turistik me vila, hotele dhe apartamente.

Sipas Oligarkia.al, brenda sipërfaqes prej 265 mijë metrash, gjenden dhe 40 mijë metër tokë, pjesë e bazës detare të Sarandës, që është në pronësi të Flotës Detare. Për këtë shkak, kontrata u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Flotës Artur Meçollari, i cili pretendon se privatizimi i pronës së Flotës është bërë në kundërshtim me ligjin dhe cënon kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Në 24 shkurt të këtij viti, GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për vendosjen e bazës nën sekuestro preventive për të mos lejuar tjetërsimin e pronës së ushtrisë, në kushtet kur çështja është nën hetim. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe për këtë çështje është thirrur disa herë në SPAK ish ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka, por edhe funksionarë të lartë të forcave të armatosura, përfshirë ish shefin e Shtabit, Bardhyl Kollçaku.  /GazetaJonë