A do të japë llogari në SPAK edhe biznesmeni Shefqet Kastrati , të cilit iu dha me koncension baza detare e Limionit në Sarandë?

Nga Gentian Pepa (Gazeta Jonë)

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK për të dhënë sot një dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë dhe specifikisht bazën detare të Limionit në Sarandë, dhënë me koncension ndaj biznesmenit Shefqet Kastrati.

Baza detare, pas Kollçakut në SPAK edhe Olta Xhaçka, a do të japin llogari edhe Shefqet Kastrati ?
Baza detare, pas Kollçakut në SPAK edhe Olta Xhaçka, a do të japin llogari edhe Shefqet Kastrati ?

Jemi në dispozicion të drejtësisë. Është e mirëseardhur dita kur të marrim përgjigje nga drejtësia për këto shpifje për përdorimin e aseteve publike për arsye elektorale, por dhe alarmet false, që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë, siç është rasti i portit të Sarandës.

Nuk ndryshon as baza detare, që do jetë më e mirë si një bazë ndihme për funksion të flotës së forcave të armatosura, por do jetë dhe një port turist. S’ka pasur asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”, tha Xhaçka në një deklaratë për mediat para hyrjes në SPAK.

Më herët, në SPAK u paraqit edhe ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, po ashtu si person që ka dijeni.

Sipas Gazeta Jonë, gjithçka ka nisur pas një padie në SPAK të ish-komandantit të forcave detare Artur Meçollari. Pas padisë së tij, GJKKO vendosi nën sekuestro bazën detare duke mos e lejuar kompaninë kocensionare që të vijojë punimet deri në përfundimin e hetimeve dhe dhënien e një vendimi.

Baza detare, pas Kollçakut në SPAK edhe Olta Xhaçka, a do të japin llogari edhe Shefqet Kastrati ?
Baza detare, pas Kollçakut në SPAK edhe Olta Xhaçka, a do të japin llogari edhe Shefqet Kastrati ?

Krahas Xhaçkës dhe Kollçakut duket se SPAK do të marrë në pyetje edhe persona të tjerë që kanë dijeni mbi skandalin e dhënies me koncension të kësaj baze detare.

Mbetet per t’u parë nëse në SPAK do të paraqitet apo jo edhe biznesmeni Shefqet Kastrati, i cili është ai që ka marrë me koncension për 35 vjet këtë bazë sipas një kontrate me shtetin shqiptar.

Kontrata parashikon që baza të rikthehet në gjendjen e mëparshme pas përfundimit të periudhës së koncensionit.

Çfarë ndodhi me bazën

Sipas kallëzim të Artur Meçollarit, plani i qeverisë për të bashkëpunuar me privatin për investime strategjike për zhvillimin e turizmit, përmban një varg shkeljesh ligjore.

Sipas propozimit të përfaqësuesve të Forcave Detare, në Limion, veç investimit privat për interesa turizmi, shoqëritë e interesuara do të ndërtojnë edhe bazën e re detare me anë të Partneritetit Publik Privat. Por sipas Meçollatit, kjo procedurë, duhet të ndiqej jo vetëm nga Shtabi i Përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes, por duhet të miratohej edhe nga presidenti, hallkë që sipas tij është anashkaluar.

Ai pretendon se është mbajtur sekret projekti final i bazës së re, i hartuar nga Forcat e Armatosura, duke ngritur dyshime se me dijeni të zyrtarëve të lartë,  kanë urdhëruar dhe hartuar për bazën e re një projekt të dytë,  duke bërë avokaturën e shoqërive private”, siç theksohet në kallëzimin e SPAK.

Për këtë çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit të enjten në SPAK dhe u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij. Një thirrje nga Prokuroria e Posaçme ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur dijeni për ngjarjen dhe pritet që edhe ajo të japë versionin e saj për privatizim e bazës detare të Limionit.