Arrestohet Milena Deraj , mori 570 mijë euro përmes mashtrimit, thotë se punon edhe te Banka Kombetare Tregtare ( BKT )

Policia ka arrestuar gjatë ditës së sotme 30-vjeçaren Milena Deraj, e cila akuzohet për mashtrim në shuma të mëdha në të paktën dy raste duke kapur vlera kolosale.

E reja është arrestuar për shkak se ka mashtruar tre persona duke i marrë shuma të ndryshme nën premtimin se do t’i ndihmonnte në një process gjyqësor, por ky nuk është rasti më flagrant.

Arrestohet Milena Deraj , mori 570 mijë euro përmes mashtrimit, thotë se punon edhe te Banka Kombetare Tregtare ( BKT )
 Arrestohet Milena Deraj , mori 570 mijë euro përmes mashtrimit, thotë se punon edhe te Banka Kombetare Tregtare ( BKT )

 

Milena Deraj, 30-vjeçe është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor.

Deraj thotë po ashtu në platformën LinkedIn se punon edhe te Banka Kombëtare Tregtare, ndërsa më herët ka qenë edhe te Banka e Shqipërisë.

Mësohet se Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, janë tre personat që Milena Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e një gjyqi që Verracakët kanë për masakrën e Velipojës në një hotel.

Milena Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitatat e tyre. Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.

Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin.

Nga ana tjetër, në polici është paraqitur edhe Milena Deraj, e cila ka pretenduar se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.

Në kuadër të operacionit ‘Last Fraud’, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave.
Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga Milena Deraj,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Last fraud”.

Iu mori disa herë, shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtuar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja.

Nga hetimet e thelluara dokumentohet dhe një rast i marrjes së shumës 230 000 euro nga kjo shtetase, me anë të mashtrimit.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last fraud”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases M. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër.

Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A. V., Sh. V. dhe H. V., duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave.

Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D.,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale. /Gazeta Jonë