Skandal , Banka Kombetare Tregtare – BKT i zbraz në 12 të natës llogarinë të moshuarës, pas 10 vitesh e lë me ZERO LEKË!

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në qytetin e Bilishtit të Korçës. Mësohet se Banka BKT i ka zbrazur llogarinë një të moshuare gjatë periudhës kur asaj i doli lotoja amerikane.

Pasi qëndroj disa vite në SHBA, ajo kthehet dhe një surprizë e hidhur e priste, pasi BKT i kishte marrë 10 milion lekë.

Vangjeli Gjergo Qeleshi ka kërkuar ndihmën e autoriteteve në lidhje me këtë ngjarje, por ajo aty ku duhet të gjente drejtësi është përballur me më shumë padrejtësi pasi prokuroria e çështjes Dhorina Theodhori  e kanalizon çështjen në llogari të tjera rrjedhëse aq sa e kishte ngushtuar rrethin e hetimit doli me pretencën se nuk ka rast për hetim.

Më pas dosjen e ka marrë në shqyrtim gjykatësi Selaudin Pysqyl i cili ka dhënë një vendim në dëm të të moshuarës dhe në favor të Bankës BKT.

Si ndodhi ngjarja:

Në datë 06.05.2009 Vangjeli Qeleshi ka hapur një llogari personale në një Bankën Kombëtare Tregtare në Bilisht të Korçës  duke derdhur kursime në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkohë ka mbajtur edhe disa llogari të tjera rrjedhëse me bashkëshortin.

Në datën 18.10. 2012  zonja në fjalë posedonte në llogari këtë shumë 926.748 lekë kjo e pasqyruar edhe ne librezë.

Banka BKT pretendon se këto para Qeleshi i ka investuar me bono thesari gjë që nga anë e të moshuarës është mohuar në mënyrë kategorike.

Pranë organeve të drejtësisë  punonjësja që ka kryer veprimet D. Rusi ka thënë se Vangjeli Qeleshi është sqaruar sipas tyre në mënyrë të vazhdueshme dhe ka marr përgjigje nga banka me shkresa.

Por e moshuara kërkon kursimet e saja mbrapsht.

Skandal , Banka Kombetare Tregtare - BKT i zbraz në 12 të natës llogarinë të moshuarës, pas 10 vitesh e lë me ZERO LEKË!
Skandal , Banka Kombetare Tregtare – BKT i zbraz në 12 të natës llogarinë të moshuarës, pas 10 vitesh e lë me ZERO LEKË!
Skandal , Banka Kombetare Tregtare - BKT i zbraz në 12 të natës llogarinë të moshuarës, pas 10 vitesh e lë me ZERO LEKË!
Skandal , Banka Kombetare Tregtare – BKT i zbraz në 12 të natës llogarinë të moshuarës, pas 10 vitesh e lë me ZERO LEKË!
Skandal , Banka Kombetare Tregtare - BKT i zbraz në 12 të natës llogarinë të moshuarës, pas 10 vitesh e lë me ZERO LEKË!
Skandal , Banka Kombetare Tregtare – BKT i zbraz në 12 të natës llogarinë të moshuarës, pas 10 vitesh e lë me ZERO LEKË!

Skandal Banka Kombetare Tregtare