I tronditur nga ngjarja, vëllai i 36-vjeçarit që u sulmua në fytyrë me acid nga ish-bashkëshortja, ka folur për mediat. Ai tregon se 38-vjeçarja ishte tepër xheloze për vëllain e tij, dhe se e mbante vazhdimisht në kontroll.
“Ditën e ngjarjes ajo e kishte ftuar të shkonin në një hotel në Kretë, dhe aty e ka sulmuar”, tregon ai.
Vëllai i 36-vjeçarit thotë po ashtu se autorja e sulmit ka pasur konflikte edhe me të, pasi e bënte fajtor për ndarjen nga bashkëshorti i saj.
Edhe babai i 38-vjeçares ka folur për mediat. Ai pretendon se vajza e tij gënjen për kërcënimet, duke theksuar se “nuk kishte arsye për t’u çuar në këtë akt”, ndërsa deklaroi se 36-vjeçari donte të divorcohej dhe se ai nuk e donte më atë.
“ Akti i saj nuk justifikohet dhe në asnjë mënyrë nuk e mbaj anën e saj”, ka deklaruar fillimisht babai i gruas, ndërsa në të njëjtën kohë ka treguar se ish bashkëshorti as nuk e kishte ngacmuar, nuk e kishte rrahur nuk e kishte kërcënuar, nuk i kishte bërë asgjë.
“Vajza ime po gënjen. Ai përpiqet të justifikojë marrëzinë e tij. M. bëri një gabim të pajustifikueshëm”, tha babi i saj.
Kujtojmë se 38-vjeçarja ka deklaruar më herët se ish-bashkëshorti i saj pranoi të ndahej nga ajo me kushtin që të mos kem burrë tjetër ose do e vriste.
Ajo ende është në kërkim nga policia. 38-vjeçarja akuzohet për tentativë vrasjeje dhe megjithëse. Orët e para të mëngjesit tha se do të dorëzohej, por hoqi dorë dhe tashmë ajo pretendon se jeta e saj është në rrezik. Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, të cili i i hodhi lëng kaustik (acid) rrezikon të humbasë syrin.