
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është përjashtuar 5 ditë nga kuvendi pas incidentit me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dy ditë më parë duke i hedhur mikrofonin pas debateve për portin e Durrësit.
Bardhi deklaroi se afera e Portit të Durrësit nuk mund të mbulohet as me heqje fjale dhe as me masa disiplinore që mund të merren ndaj tij.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se bashkë me njerëzit e tij po synon të pastrojë 2.1 mld euro në projektin e Portit të Durrësit.