Megi Pojani dhe Dalina Buzi kanë lënë pas mosmarrëveshjet e së shkuarës, teksa përqafuan njëra-tjetrën në emisionin “Goca dhe Gra”.
Vajzat ndoqën sërish njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Për sa i përket konfliktit, teksa ka sqaruar edhe arsyen e mosmarrëveshjeve mes tyre, Dalina tha se e gjitha ishte nën kontekstin e punës, dhe asgjë personale mes tyre.
“Ishin 5 vajza në serial, ngelën dy deri pa u bërë. Ajo u ndalua aty, ndërpremë marrëdhëniet me të pesta vajzat, ishte shokuese për ndjekësit. Nuk folëm. Që atëherë nuk komunikuam më. Ishte një gjë private biznesi kompanie, ishte një gjë teknike dhe nuk i takojnë fare t’i dijnë njerëzit, ishte shumë provate, jo marrëdhënie private. Kjo ishte domethënë”, sqaroi Dalina.
Nga ana e saj Megi tha se marrëdhënia e tyre ishte mirë, por ajo u tërhoq kur puna po ezaurohej por e pranoi që mënyra sesi është larguar, ishte e nxituar.
“Për mua Anabeli ka qenë diçka që e kam bërë me shumë dashuri. Kam pasur keqardhje se kisha dhënë shumë nga vetja aty. Ishte periudhë shumë e bukur. Puna ime e parë e mirëfilltë, nuk dinim si funksiononin shumë gjëra.
Kryesisht ishte marrëdhënie mirëkuptimi. Ajo gjëja po ezaurohej për mua, ne po e bënim për të tretin vit dhe kjo ishte arsyeja, mendoja se jam nxituar për mënyrën e largimit, nodshta nga mosha”, tha Megi.