Zbardhen detaje të reja në lidhje me 11 urdhër arrestet që ka lëshuar SPAK-u.
Deri tani është arrestuar ish-zv/ drejtori i policisë Tiranë, Erzen Breçani me djalin dhe i shefit të krimeve të Komisariatit nr. 6 në Tiranë Dedan Gjoni.
Hetimet e SPAK kanë nisur pas transkriptimeve të aplikacionit Sky-ECC, ku referuar hetimeve ky grup akuzohet për trafik droge, grup kriminal por edhe ngjarje të rënda kriminale si vrasje.
Në total janë lëshuar 11 masa sigurie, në sajë të këtij operacioni. Urdhër arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, i njohur për konfliktin që pati me Ervis Martinajn në vitin 2018, në një lokal në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person.