Gjykata e Apelit në Tiranë, ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, duke e rritur me 5 vite dëminim për Agron Tanushin, i cili vrau kunatën e tij Jetmira Hasani, me dy urdhër mbrojtje, duke e çuar dënimin e tij në 28 vite heqje lirie.
Vendimi i Shkallës së Parë ishte ankimuar si nga mbrojtja e autorit që kërkon dënim më të lehtë, ashtu edhe nga familjarët e të ndjerës që kërkonin dënim maksimal, ndërsa togat e zeza të Apelit, dhanë një dënim me 5 vite më shumë.
Jetmira Hasani u vra në sy të vajzës së saj 8-vjeçare dhe prej vitesh kishte konflikte në shtëpi me kunatin e saj. Për shkak të konflikteve 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje, i cili nuk i shërbeu për të parandaluar vrasjen e saj.
Pas krimit, Agron Tanushi u largua së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.