Një qytetare ka akuzuar juristen e njohur Eni Cobani se i ka marrë para nënës se saj dhe nuk i ka mbaruar punë
Sic shkruan faqja JOQ, denoncuesja ka dërguar një mesazh në redaksi e ku tregon se pasi ka bërë një koment, ku ka dhënë opinionin e saj mbi rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek emisioni “E Diela Shqiptare”, avokatja Eni Çobani i ka shkruar mesazh privat.
Zonja ka dërguar dhe një “screenshot” nga biseda, ndërsa shprehet se avokatja në fjalë i ka bërë presion që të mos shkruaj më, duke e cilësuar “të degjeneruar”.
Më tej qytetarja pretendon se avokatja Eni Çobani i ka kërkuar nënës së saj 600 euro për të bërë emisionin për një problem të sajin, të cilin premtoi se do ta zgjidhte.
Sipas saj, avokatja i mori paratë nënës së saj, por çështjen nuk ia zgjidhi.
Mesazhi i plotë
Pershendetje …dje shkruajta nje koment per emisionin e Eni Cobanit.dhash mendimin tim.ajo m u ka pergjigjur direkt ne mesenxher dhe me beri presion qe mos te bej gaf e te shkruaj me….dhe me ka fyer rende…i bera foto pergjigjes saj dhe te times se c fare i shkruajta…perdor diktatur se nuk i pelqeu sms ime…
Familja ime eshte viktim e emisionit te saj…ajo i kerkoj nenes time qe edhte 80 vjec 600 euro per te bere emisionin…ajo bene teater me familjet e varfera qe jane ne nevoj.qe kane shume halle dhe probleme….nena ime me nje pencion 100 mi lek te vjetra.pagoi Eni cobanin dha dhe qindarken e fundit per te zgjidhir problemin qe pati…eni cobani premtoj se do ta conte ceshtjen deri ne fund dhe pastaj i genjeu…leket i mori dhe pune nuk mbaroi…