
Fotoja që shihni më poshtë është e Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, babë e bir, që humbën jetën ditën e djeshme në Malësi të Madhe pasi mjetin me të cilin udhëtonin, e mori rrjedha e ujit.
Trupat e tyre të pajetë u gjetën mëngjesin e sotëm, pas 16 orësh kërkime nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme pak pas mesditës, ku në mjet ishte dhe vajza e drejtuesit të mjetit, por ajo ka mundur të shpëtojë, me ndihmën e njerëzve që ishin aty pranë në momentin kur ndodhi incidenti i rëndë.