![3FA236AE-7E27-4471-8550-F1BA3C5FBF19](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/01/3FA236AE-7E27-4471-8550-F1BA3C5FBF19.jpeg)
Një shqiptar nga Kosova 31-vjeç është qëlluar për vdekje nga ish-i dashuri i partneres së tij në Freiburg të Gjermanisë.
31-vjeçari u vra në 7 Janar. Autori i dyshuar, 29-vjeçar me kombësi gjermane, i shoqëruar nga një familjar, ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij ditën e krimit.
Një debat është zhvilluar para banesës, gjatë së cilës i dyshuari ka nxjerrë papritur armën, ka qëlluar në drejtim të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar. Plumbat kapën kosovarin.
Ai u dërgua në spital me urgjencë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Një ditë më pas, autori u dorëzua.