Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal te akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës. Teksa ai po fliste ka ndërhyrë edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të cilës iu drejtua si notere e vdekjeve masive të shqiptarëve, duke iu referuar periudhës së pandemisë.
Berisha: Ky njeri, gjenerator negativiteti, me ardhjen në pushtet betejën kryesore e ka bërë me artistët. Bëri gjithçka gjersa rrënoi Teatrin, simbol i kombit. Ky njeri ruan, konservon për artistët atë qëndrim që mbanin etërit e tij ndaj tyre. I ati ishte skulptor, por firmosi të varin një poet në vitin 1988. Ky s’mund të firmosë varje më, por shkatërrime Teatrosh, firmos rrënime të universiteteve. Pra, ky nuk firmos dot varje, por firmos largimin masiv të mjekëve nga Shqipëria. Rrënimin me shpejtësi katastrofale të sistemit shëndetësor dhe u thotë shqiptarëve ka mungesë për 40 mijë mjekë. Mjeran me aleksi, nuk lexon dot.
Italia është në vendin e dytë për numrin e mjekëve, por kërkon 40 mijë që të dalë në vendin e parë, të dalë para Gjermanisë. Italia ka 4 mjekë për 1 mijë banorë. Shqipëria kishte 1 mjek për 600 banorë, tani e ka për 1100 banorë. Pusho ti notere e vdekjeve masive të shqiptarëve mos më fol pas shpine. Atë që i ke bërë ti kombit me Covidin, ti qofsh.