
Së fundmi u tha se këngëtari Redon Makashi është fejuar dhe se vajza që i ka vjedhur zemrën është balerina e njohur, Rexhina Çuko. Intervista.al ka publikuar një foto ku shihen të dy, ndërsa balerina tregon unazën që simbolizon fejesën e tyre.
Redoni ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.
“Pergenjeshtrim ! Lajmi qe po qarkullon ne disa portale ne lidhje me jeten time private nuk eshte i vertete. Deshiroj te sqaroj publikun tim se une nuk kam asnje lloj lidhje me personin qe shfaqet ne foto krah meje!” shkruan këngëtari.