Emsionin ‘Fitstation’ në News24 ka nisur sezonin e tretë me artistin shumëdimensional Frederik Ndoci. Ai ka zbuluar për moderatoren Çenkuela Hasa pengjet në karrierë, jetën personale duke bërë dhe një vlerësim të artit në Shqipëri.
“Asnjeri nuk është i pjekur 20 vjeç. Pjekuria vjen më vonë, ndërsa kur je 20 vjeç bota duket sikur rrotullohet rreth teje, mendon se femrat kur kalojnë në rrugë rrëzohen kur të shohin ty. Shikon sot nëpër makina pasi mendojnë se makina e bën bukurin”- u shpreh Frederiku.
Moderatorja- Po në kohën tuaj a kanë qenë materialiste vajzat?
Frederik Ndoci: Në kohën tonë jo, të kishin qenë materialiste kishim mbetur në komunizëm. Nuk kanë qenë materialiste asnjëherë. Asnjëri në botë nuk jeton pa interes, është një lidhje reciproke me anë të interesit. Në atë kohë ne ishim më të veçantë, ishim në fokus. Ndoshta ai djali 20 vjeçar po të ishte sot s’do bëja asnjë gabim që kam bërë atëherë, se quhen gabime, s’do merresha me art do merresha me politikën se isha i prirur të isha i pafytyrë.