
Qeveria e Edi Ramës ka firmosur një dokument për të dhënë një ndihmë financiare prej 10 milionë lekësh për analistin Mark Marku. Në vendimin e firmosur nga Arben Ahmetaj, thuhet se këto lekë do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e Mark Markut.
“Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit,” thuhet në vendimin që thekson se fatura përballet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Sipas mediave, Marku ka bërë një ndërhyrje në zemër pranë një spitali në Tiranë.
Marku u zgjodh deputet i PD-së në qarkun Lezhë, por e dorëzoi atë në shenjë mospajtimi me përplasjet brenda partisë.