Ish-shefi i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës pasditen e kësaj të mërkure.
“Sot më datë 11.09.2024, rreth orës 18:45, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi H. M., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi“, ka njoftuar policia e Tiranës.
Aktiviteti i Mitrit u zbulua nga zbërthimi i mesazheve të koduara të aplikacionit “SKY ECC”, ku rezultoi se ai i shërbente biznesmenit të inkriminuar Pëllumb Hoxha.
Mitri në disa raste kishte shërbyer si mburojë për kazinon ilegale që Hoxha operonte në qytetin e Lezhës.
Mitri gjithashtu dyshohet se së bashku me Klodian Shahinin, drejtorin e antitrafiqeve në Lezhë, bënin çmos që të mbronin dhe fshehnin parcelat me kanabis të mbjella në këtë zonë.