Valentina nuk pranon që vajza, Denisa, e cila e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e saj. Mes shumë arsyeve, ajo rendit pamundësitë financiare, djalin e saj, problemet shëndetësore të nipërve që nuk mund t’i mbulojë shpenzimet, por edhe mëri të grumbulluara ndër vite ndaj vajzës së saj. nga ana tjetër, Denisa është e dëshpëruar dhe mes lutjeve e përgjërimeve që marrin përgjigje negative nga nëna, bën edhe një deklaratë të hidhur në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Denisa: Ku të shkoj moj? Si do më hedhësh në rrugë moj? Po si s’të vjen keq për Meklinin që nuk ecën? Po mirë për mua, isha e tepërt për ty…
Valentina: Më vjen aq keq sa s’ka më, por nuk mundem më! Nuk mundem, të më falin Meklini dhe vajza.
Denisa: Por të paktën për ata, jo për mua moj! Po ku t’i çoj fëmijët moj nënë? I kam të dy sëmurë! Ku t’i lë unë ata fëmijë?
Valentina: Nuk kam çfarë të bëj Denisa! Gjej rrugëzgjidhje si të duash sepse unë nuk kam më!
Denisa: Po e ngre deri në kat të pestë moj! Po shumë mirë, unë sot, do ta marr, me gjithë dy fëmijët, do hidhem në Lanë, meqë asnjë nuk më përkrah në këtë gjendje që jam! Unë jam pa përkrahje!
Denisa vazhdon t’i lutet nënës së saj, e cila i shprehet se është vetëm një pensioniste. Vajza thotë se nuk mundet të ndihmojë fëmijët e saj, vajzën me probleme mendore që i nevojitet një mësues i veçantë apo djalin për fizioterapitë e nevojshme.
Denisa: Ku do më çosh? Ku do mbytem?
Valentina: Dil Denisa në rrugë të madhe!
Denisa: Unë në rrugë nuk dal! Unë do vij në shtëpinë tënde!
Valentina: Jo!
Denisa: Po shumë mirë. Unë publikisht bëj thirrje, që unë sot pasdite se dhe për antidepresivë më kanë bërë, unë do marr fëmijët dhe do mbytem meqë sjellja e nënës sime më përzë në rrugë.