
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur, në pronësi të shtetasit S. H., 44 vjeç.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale dhe të konsideruara të vogla.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./gazetajone