Fatjon Hoxha ka bërë një rrëfim tronditës në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Fier pak ditë më parë ku babai i tij vrau nusen dhe më pas u var në një pemë. Ai ka deklaruar në emisionin “Me zemër të hapur” se babai i është futur nuses në dhomë rreth tre vite më parë nga dritarja duke fikur edhe dritat.
“Ai kishte bagëti shumë dhe i shiti të gjitha kohët e fundit dhe bridhte shumë nëpër polici. Ai vinte bënte presion dhe u thoshte ta fusim brenda. Unë nuk e bëj bashkëfajtore nënën se ajo e kishte frikë atë. Ngaqë nuk e donte babai, edhe nëna thoshte jo. Nëna e pa babain teksa varej. E kishte frikë atë. Është fshehur për vete. Nëna ka qenë në shtëpi në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Por se ku nuk e di.
Çfarë thoshte ai, thoshte edhe ajo. Ai ka folur shumë edhe me shumë njerëz. Në lagje i flisnin shumë keq për Merushen. Erdhi ajo do të marrin pasurinë. Janë fjalët e njerëzve. Ai i dëgjonte shumë njerëzit. Babai e ka njohur Merushen kur ka pasur lidhje me mua. Disa llafe edhe më ka thënë Merushja. Tani çfarë do themi ne nuk na beson njeri.
Po bëjnë tre vite që kur e solla në shtëpi Merushen aty. E lashë në një dhomë të flinte dhe unë fjeta në dhomën time. Ai ishte hedhur nga dritarja. Ajo tha mendova se ishte ti. Fiku sahatin ai, fiku dritat. E kishte ngacmuar. Ajo kishte ndezur blicin e telefonit dhe i kishte thënë ik dil jashtë”, deklaroi Fatjoni.
Ai tha se këtë episod e ka mësuar fillimisht nga nëna e tij dhe më pas ia ka rrëfyer edhe Merushja. Sipas tij, Merushja ka deklaruar se në fillim ka menduar se ishte ai dhe më pas i ka kërkuar të dalë nga dhoma. Në momentin kur ai është larguar, sipas Fatjonit, e ka kërcënuar Merushen se në rast se do të flasë do i vërë armën teke në gojë dhe do ta vrasë.
“I kishte thënë po i the gjë Fatjonit unë do të vë teken në gojë dhe do të vras. Në mëngjes kishte ikur. Më tha mamaja në mëngjes mua, kishte vajtur në dhomë e kështu kështu. Unë u njoftova nga mami. Vajtja njëherë andej poshtë dhe tha çfarë kishte bërë ashtu unë. Po bën nja dy vite e gjysmë që ka ndodhur. U zura me babin. Thoshte jo jo. Më thoshte jo mos ma sill në shtëpi. Hyra për t’i thënë mos rri këtu tha”, tha Fatjoni.