Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në Palaio Faliro të Athinës.

Shqiptari u qëllua me dy plumba në gjoks jashtë shtëpisë së tij. 56 vjeçari nga Berati u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas raportimeve të mediave greke, dy persona që lëviznin me motoçikletë qëlluan shqiptarin jashtë shtëpisë së tij.

Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminal që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje i ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.

Forca të forta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e autorëve.