
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të premte se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është arratisur për t’iu shmangur arrestimit të mundshëm.
Berisha ka publikuar në rrjete sociale mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shkruan se Agaçi është arratisur pasi është larguar jashtë me pretekstin se do të mjekohej, por në të vërtetë ai është larguar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Berishës:
Don Agaçio arratiset! Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim! Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!
Si je Doktor! Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten.
Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta.Klm