Ish ministri i Shëndetësisë i cili u arrestua dje së bashku me dy bashkëpunëtorë pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) do të dalin sot para Gjykatës së Posaçme për verifikim të kushteve të masës së sigurisë.
Seanca pritet të mbahet në orën 09:30 minuta.
Ndërsa 4 të tjerë janë në hetim nën masat e sigurisë detyrim me paraqitje dhe 2 me arrest shtëpie.
Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi.
Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant ‘Gzones’ afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti.
Drejt burgut ish ministrin Ilir Beqaj e çoi një procedim penal i nisur 6 shtatorin e vitit të kaluar, regjistruar në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.
SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.
Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës, thuhet ne njoftimin e SPAK.
7 urdherarrestet e firmosura, 6 u ekzekutuan
Arrest ne burg
1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC
2- Ermal Kurtulaj – koordinator i projektit EUSAIR
3- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landways International’
Arrest në shtëpi:
4- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landways International’ – Nuk është ekzekutuar vendimi
5- Elton Marini – Menaxher futbollistesh -ortak i shoqërisë private
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka
7- Bjona Zijaj – konsulente financiare