Ilir Shaqiri thotë se kur një partnere në kërcim është shumë seksi është “hall i madh”. Kështu u shpreh ai gjatë “Dance Albania” pas performancës së Arta Nitajt.
Iliri shtoi se balerini duhet të jetë vigjilent që ta përballojë këtë vështirësi pune.
Alketa Vejsiu: Ilir një pyetje direkte për ty. Kur partnerja është seksi, shumë tunduese, me forma trupore gjeneroze çfarë ndodh me partnerin gjatë vallëzimit, sidomos në një bachata si kjo që pamë?
Ilir Shaqiri: Është hall i madh. Ka të bëjë të vetën në çdo lloj situate dhe duhet të jesh vigjilent ta përballosh këtë lloj të themi vështirësie pune.