Gazetari dhe njëkohësisht moderatori Blendi Salaj ka folur për marrëdhëniet me kolegët dhe rolin në televizion. Ai u pyet në lidhje me raportet që ka me kolegët, teksa ishte i ftuar në “Top Arena”, duke u përgjigjur se ruan marrëdënie të mira me të gjithë ata që ka bashkëpunuar për vite me radhë.
Në intervistën e tij, ai veçoi dy emra për të cilët u shpreh se i ka shumë përzemër. Bëhet fjalë për Arbana Osmanin dhe Edi Manushin.
“Unë kam shkuar mirë me të gjithë. Kam punuar me Edi Manushin, me Arbana Osmanin në “Big Brother.” Janë njerëz që unë i dua sepse më përcjellin një pozitvitet të jashtëzakonshëm”, përgjigj Blendi Salaj.
Kur u pyet se kush është moderator i dobët, Salaj nu, veçoi emra por u shpreh se të tillë ka plot sot në televizion.
“Të dobët ka sa të duash, unë nuk shikoj shumë televizor nëse moderatorët janë të dobët. Më mungon televizioni inteligjent, media inteligjente, që të bëjnë të mendosh, të ndjesh, personazhet që të frymëzojnë pozitivisht. Më kanë lodhur këta personazhet injorantë, ujqërit çakenjtë, që marrinmë shumë vend sesa meritojnë në ekran dhe japin një shembull që s’është i duhuri”, tha ai.