Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat italiane raportojnë se për lojtarin shqiptar është interesuar Fiorentina, që ka ofruar 22 milionë euro.
Kampioni aktual i “Serie A”, Interi ka refuzuar këtë ofertë dhe kërkon plotë 35 milionë euro për mesfushorin “kuqezi”.
Asllani luajti tre ndeshje në Euro 2024 me kombëtaren shqiptare dhe ra në sy për paraqitje e tij fantastike.
Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2027, por një klub që do i ofronte më shumë minuta do ishte i mirëseardhur për lojtarin shqiptar.