INVESTIGIMI/ 500 eskorta shqiptare shesin trupin në Dubai , pastaj vijnë shesin mend me luks në Shqipëri
Mbi 500 vajza me origjinë shqiptare jetojnë në sot në Dubai, të cilat punojnë si eskorta apo kryejnë prostitucion. Disa prej tyre për tu pasuruar më shpejt, e të tjera për të mbijetuar.
Sipas Le Canton 27, aktualisht në Dubai, i cili njihet për luksin e tij jetojnë rreth 3000 shqiptarë, disa prej të cilëve biznesmenë, VIP-a, persona të shpallur në kërkim dhe punonjëset e seksit, të cilat vitet e fundit janë shtuar pasi e shohin Dubain, si qytetin e “mundësive” dhe të pasurimit të shpejtë, por me çfarë kushti?
Shumica e tyre gënjejnë familjet duke u thënë se janë me kontrata të rregullta pune, punojnë në marketing apo ndjekin studimet, por e vërteta është krejt ndryshe. Nuk kane qenë të pakta rastet që atoj kanë rënë pre e dhunës shnjerëzore nga trafikantët apo personat që i paguanin për t’iu ofruar “shërbime”. Ato shprehen se kanë ardhur në Dubai për shkak të kushteve të këqija ekonomike që familjet e tyre kanë në Shqipëri.
Emiratet janë një destinacion kryesor për trafikimin e seksit, ku gratë nga vendet e Jugut Global detyrohen të prostitucionin nga rrjetet e paligjshme. Trafikantët i mbajnë ata në skllavëri seksuale duke përdorur dëshpërimin e tyre financiar, manipulimin dhe detyrimin, duke i nënshtruar kërcënimeve, dhunës dhe duke i futur në kurth në borxhe dërrmuese.
Sipas një raporti të Carnegie Endowment, rritja e prostitucionit në Dubai mund t’i atribuohet disa faktorëve: pabarazitë ekonomike, zbatimi i dobët i ligjit në disa vende, tërheqja që po i bëjnë Emiratet popullsive të ndryshme, duke u hapur dhe rritur çdo ditë e më shumë. /gazetajonë