Fotot ‘hot’ të këngëtares Soni Malaj kanë tërhequr edhe vëmendjen ish-bashkëshorit të saj Mirko Luccarelli.
Soni Malajn jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në top formë dhe së fundmi këngëtarja duket se po shijon disa ditë pushimi, ku nuk kanë munguar edhe fotot provokuese me bikini. Duket se për artisten vitet jo vetëm kanë mbetur në vend, por ajo sa vjen dhe shfaqet gjithnjë e më në formë.
Në një postim të saj komplimentet kanë qenë nga më të shumtat në seksionin e komenteve nga ndjekësit, ku nuk ka munguar as komenti i ish-partneri të saj.
“Atje ku shkëlqen dielli”- ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku në pamje të parë vihen re format bombastike.
Balerini i shkruan “Hot” në një prej fotove duke marrë edhe një përgjigje nga këngëtarja. Biseda flirtuese vijon në seksionin e komenteve:
Mirko: “Hot.”
Soni: “Po çfarë do të thotë ‘hot’?”.
Mirko: “Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”
Soni: “Aaa tani e kuptova.”
Pak kohë më parë Soni ka folur në lidhje me raportin e saj me ish-bashkëshortin Mirko Luçarelli, me të cilin ka një vajzë Anën. Këngëtarja zbuloi se për hir të vajzës, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme duke shtuar se janë shokë dhe gjejnë gjuhën e përbashkët për hir të saj.
Pyetje: Soni, babin e vajzës tënde e ke shok?
Soni Malaj: Babin e vajzës time e kam shok? Me babain e vajzës time nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. Jemi gjithmonë që vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht se nuk jetojmë me njëri-tjetrin. Dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, por kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës.
Soni Malaj i ka dhënë fund martesës me balerinin italian, Mirko Luçarelli, dy vite pas celebrimit të tyre në Tiranë.