-Donika Mici! Model i vajzës seksi, qe u bë një nga bizesmenet më të njohura në Shqipëri! –

Rreth viteve ‘80-të, nisa stazhin e partisë. Gazetar i “ZP” në Berat – Skrapar. Çdo të shtunë kthehesha në Tiranë. Nga Berati në Lushnje-me autobus. Rrija disa orë në Lushnjë. Pastaj me tren.

Jo rrallë takoja drejtorin e tregtisë Vangjel Çoma. Një të shtunë u ulen në kafene “Myzeqeja”. Në pritje të kafesë, drejt nesh erdhi një vajzë bionde. Veshur me fustan të hollë. Zhapone. Dallova linjat. Një gjoks i bukur, sikur do çante fustaninin.

Mu kujtua një varg i poetit K.Spidhi:

-Thumbu i cicës si qërshi…

-Mitro! Kjo është Dona. Goca e Natyrelit…

Zgjata dorën si rrobot. Po më merrej fryma. Nuk kisha parë femër më të bukur, edhe pse si gazetar isha i gjezdisur.

Kopje e Brixhit Bardosë, aktore franceze me famë botërore. Dikush kishte shkruar:”Dhe Zoti bëri femrën. Në vitin 1955 i vuri emrin Brixhid Bardo”.

Për analigji unë mendova:”Dhe Zoti bër femrën. Në vitin 1980 i vuri emrin Dona!”

Për ta ndjekur më mirë tregimin, duhet të shtoj një detaj:

Në atë mot ende nuk kisha kryqëzuar fatin me Ezmerkën.

Me sebep të Donës, çdo javë “mbija” tek zyra e drejtorit. Bile bëja shëtitje zyrë më zyrë.

Atje takova Lilin. Ekonomiste nga Tirana .

Pas ca kohës nisa të ftoj Lilin për kafe. Ajo merrte me vete Donën.

Vajza duke e njohur pushtetin e bukurisë, një ditë më thotë:

-Mitro! Pse nuk martohe me Lilin!

Ngela si peshku pa ujë. Nga situata më nxorri Lili:

-Dona! Unë jam e zënë! Mitroja vjen për ty?!

Mu skuqën veshët deri në rrëzë. Dona qeshi duke nxjerrë një palë dhëmbë si rruazë.

-Mitroja është djalë nga Tiranë. Gazetar. Nuk mund të pëlqejë një vajzë myzeqare…Si puna ime?!

Javën tjetër përsëri të tre. Më thotë Lili:

-Po shkoj në shtëpi të marr valixhen! Po nisem më shpejt në Tiranë. Nesër do fejohem.

Mbetëm vetëm. Unë si mbi gjëmba. Më ishte tharë goja. Më rrihte zemra. Thashtë të përdorja një dredhi:

-Dona! Mbrëmë të kam parë në ëndër…

-Ishalla nuk më ke parë lakuriq…Kur më shohin te xhveshur, sëmurem…

-Jo! Të kam parë duke udhëtuar me tren?!

Thashë këtë frazë dhe “gostita” veten:”Budalla! Një çupë e bukur, vetëm lakuriq të vjen në ëndër.”

Në këtë kohë mori zjarr një pus nafte në Cakran! Llahtar. Pus-përmbindësh që “villte” flakë. U çvendosa në Patos. Ndënja 6 muaj. Pusi u vetëshua

, kur mbarojë nafta nga thelësia.

U ktheva në Berat. E shtunë. Në Lushnjë. Kërkova Lilin. Erdhi vetem.

-Po Dona?

-Është fejuar. Me një hetues.-Tha Lili…

Kaluan vitet. Një ditë afer godinës së “ZP” dëgjove një zë:

-Mitro!

Ishte Dona. Ishe martuar . Kishte bërë një vajzë.E bukur? Gruaja nuk e kishte mundur vajzën.

-E njeh doktor Arqile Botin?

-E kam mik!

– [ ]

-Kam një problem me këmbë. Dua të më vizitoi.

U lidha në telefon me doktorin. Në atë mot punonte në Baldushk. Mjek popullor me shumë famë. Vizitonte të sëmurë nga e gjithë Shqipëria.

Lamë takim tek zyra ime. Në fillim erdhi Dona. Unë shih me sy e plas me zënë. Atë e mbronte bukuria. Mallkova veten:

-Si te shokon mendja për mirë, kur në shtëpi ke Ezmerkën! Hy, i paudhë!

Në dhomë u fut doktori. I parruar. Me pak qime. Si të plakave- virgjëresha. Me flokë si majmun. Me baltë këpucët dhe kostumin. Një fantazëm e dalë nga varri.

Mbaroje vizitën. Pyeti:

-Sa fëmijë ke?

-Një vajzë!

-Bëj një djalë dhe vdis!

-Kaq e sëmurë jam?-Tha Dona me lot në sy.

-Ligji i mohimit të mohimit. Gruaja e mohon veten kur bën djalë?!…Nga sëmundja? Nuk çalon gomari nga veshët… Bli fasule pllaqi. Zieji fort. Shtypi dhe mbështill këmbën…

Kaluan dy javë. Në rrugë Dona.

-Doktor Arqileja është i madh. Mu shërua këmba.

Pranvera 1991 me gjeti deputet dhe kryeredaktor të “RD”. Me dy nishane, kisha zënë miqësi me ambasadori e Italisë zotin Kardili.

Një ditë ra dera. Hyri Dona. Porosita kafe.

-Më duhet një vizë italiane.

-Me ketë bukuri, kush nuk të jep vizë?

-Mos mu përdrith. Vizat i ka në dirë Kardili, miku yt?!

-0k! Po unë çfarë fitoj?!

-E mo Mitro xhani?! Kur të dy ishim të lirë, dhe unë prisja një shënjë, ti më tregoje ëndra?!

…Dona sot? Drejton një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin e këpucëve…