Moderatorja e njohur, Jonida Shehu ka humbur nënën e saj rreth një viti më parë.

Ajo bëri publike lajmin për ndarjen papritur nga jeta të nënës, në një postim në rrjetet sociale ku shkruante: “Mama iku dhe sdi me si jetohet pa te. Shpirti im”.

Së fundmi moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe gra” ku është pyetur nëse ka periudha që i rikujtojnë mamanë e ndjerë. Jonida u shpreh se me të ëmën ka pasur një lidhje shumë të fortë dhe kishin kontakte deri në ditën e fundit.

Ajo rrëfeu se muajin e parë e kishte shumë të vështirë dhe tregon se i shkruante mesazhe dhe pse e dinte që ajo nuk do i kthente më.

Jonida shtoi se tashmë ajo është në një cikël të jetës ku qëndron vetëm tek mendimet.

“Unë kam qenë shumë e lidhur me mamin sepse im atë e ka humbur jetën më herët. Unë kam qenë 23-24 vjeç, kështu që gjithë kohën e moshës që duhet të rritesha kam jetuar me mamanë time derisa jam shkëputur që kam nisur bashkëjetesën. Deri në ditën e fundit pavarësisht se ajo kishte zgjedhur të jetonte vetëm dhe jo me ne, pothuajse kemi qenë në mënyrë konstate bashkë me njëra- tjetrën.

Ajo shkonte- vinte, nëse kisha një orë të lirë ajo vinte tek unë, para se të flinim bëheshin telefonatat përkatëse. Nuk e lidh mungesën me periudha për mua çdo sekondë është mungesë shumë e madhe. Vuajtja ka qenë shumë e madhe sidomos muajin e parë. Kur kthehesha nga puna, ishte rituali që hyja në makinë dhe bëja telefonatën e parë dhe ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Më pas fillova t’i shkruaja në whatsapp duke e ditur që nuk do të më kthejë përgjigje po e kalova atë cikël dhe jam vetëm tek mendimet tani”,- rrëfeu moderatorja.