Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar nga autoritetet italiane në flagrancë teksa kryenin vjedhje në një banesë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tor San Lorenzo në Romë ndërsa dy shqiptarët ishin futur në një shtëpi.
Autoritetet italiane ndërhynë për t’i ndaluar ndërsa ata po arratiseshin me sendet e vjedhura por nuk kanë pranuar t’i binden urdhërave dhe kanë tentuar të largohen.
Të pajisur me mjete phehëse si dhe kaçavida, ata kërcënuan karabinierët por këta të fundit mundën t’i ndalonin dhe t’i arrestonin.
Këta persona nuk ishin të panjohur për policinë pasi të dy figurorin me precedentë të mëparshme penale për të njëjën akuzë, atë të grabitjes.
Zona Tor San Lorenzo ishte alarmuar gjatë një jave nga grabitjet masive në zonë ndërsa këta pesona ishin vendosur nën hetim si të dyshuar prej një kohe të gjatë.
Kontrolle u kryen dhe në automjetin që përsornin dy shqiptarët ku janë gjetur një arsenal me mjete që ndihmojnë në grabitje.