Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës në zonën e Livadheve në maj të 2021. Arrestimi është bërë me 19 tetor 2022. Ai kishte hyrë në Turqi në 24 korrik të vitit 2021.
Para se të vritej Endri Mustafa dhe policia të akuzonte Licin për këtë ngjarje, ky i fundit ishte prej kohësh në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër më 30 mars 2019.
Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve, ndërsa në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës.
Seriali i vrasjeve në Shkodër vazhdoi dhe disa prej ngjarjeve të fundit janë pa autorë.