Qeveria ka përdorur taksat e shqiptarëve për të “qerasur” sot me ndeshjen Itali-Shqipëri pronarët dhe drejtorët e mediave si edhe biznesmenë pranë Rilindjes duke u vënë atyre në dispozicion një avion të Air Albanias me destinacion Tiranë-Dortmund të kthim.
Gazeta Jonë mëson se qeveria e nisi këtë organizim pak më tepër se një javë më parë duke njoftuar pronarët dhe drejtorët e mediave për këtë udhëtim.
Burime bëjnë me dije se në avionin e Air Albania që Kryeministri Rama e përdor si charter personal, ndërkohë që është kompani ku shteti shqiptar dhe ai turk kanë aksione, janë parë të hipin pronarët e mediave më të mëdha në vend si edhe personazhe të njohur të medias, të cilët janë kthyer gjatë muajve të fundit në promotorë të qeverisë përmes pagesave që u bëhen në projekte të ndryshme për gjoja promovimin e turizmit.
Me këtë avion ka udhëtuar edhe vetë kryeministri Rama dhe djali i vogël. /Gazeta Jonë