Biznesmenit Rezart Taçi i janë sekuestruar 18 mln euro, që vini nga veprimtaria e tij me mafien italiane.
Rezart Taçi është presidenti i grupit “Taçi Oil”.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimi i parave me anë të një letër porosie.
Shuma e parave ishte derdhur nga shtetasi Francesco Zummoni.
Veprimtaria e Taçit
Në vitin 2003 ai krijoi Taçi Oil, e cila merret me tregtimin me shumicë të karburanteve të përpunuara me depozita dhe stabilimente në Durrës dhe Shëngjin me kapacitet të përbashkët prej 80,000 m3. Në vitin 2004 krijoi Anika Enterprises një kompani ndihmëse për Taçi Oil në tregëtimin e karburantev me bazë në Zvicër. Në vitin 2006 krijoi KUID një kompani për shitjen me pakicë të karburanteve të rafinuara duke arritur në ditët e sotme me rreth 300 pika shitje karburanti me rreth 1400 punonjës në të gjithë shqipërinë. Në vitin 2008 Taçi Oil blen 85% të aksioneve të ARMO e cila ka në dispozicion 2 rafineri nafte. Ai zotëron po ashtu kompani si YPO Oil and Energy me qendër në Singapor e cila është edhe aksioneria kryesore e Vetro Energy me 51%, një kompani e krijuar për të privatizuar Albpetrolin me një vlerë prej 850 milionë eurosh por rezultoi në një dështim për arsye se Vetro Energy nuk garantonte dot kapacitetet financiare të kërkuara nga shteti shqiptar.