IMG_0416

Ka marrë fund armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit, me këtë të fundit që ka nisur sulmet në orët e parë të së martës mbi Gaza.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se 220 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Një nga të vrarët ishte Mahmoud Abu Wafah, zyrtari më i lartë i sigurisë së Hamasit në Gaza. Por shumë civilë, duke përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën.

Kjo është vala më e madhe e sulmeve ajrore në Gaza që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar ato që i quajtën “objektiva terroriste” që i përkisnin Hamasit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz urdhëruan sulmet të martën në mëngjes, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit./gazetajonë