Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e lë të hapur tezën se propozimi për krijimin e Shtetit Bektashi në Tiranë, mund ta ketë bërë Izraeli. Në studion e Open, në News24, Milo solli në vëmendje takimin që po përflitet kryesisht në mediat turke, mes presidentit të Izraelit, Isaac Herzog dhe Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Edmond Brahimaj i njohur si “Baba Mondi”.
Ai thekson se krijimi i Shtetit Bektashi në zemër të Tiranës mund të jetë një lëvizje e Tel Avivit në funksion të përçarjes së myslimanëve, strategji të cilën, shton Milo, Izraeli e ndjek prej vitesh.
Paskal Milo: Të gjitha mbeten opsione të hapura përsa kohë që të kemi një fakt publik që është një konferencë shtypi, një deklaratë shumë e drejtpërdrejtë e ambsasorit të Turqisë në mars të këtij viti ai atakon kryegjyshin botëron Baba Mondin që për qëndrimet që është duke mbajtur në raportet me Izraelin. Në trajtimin që i bën ambasadorit izraelit në Tiranë, duke e mirëpritur si anëtar i trupit diplomatik në Tiranë. Baba Mondi i pret të gjithë, shkojnë dhe e urojnë. E gjithë kjo patjetër që ka qenë një arsye pse Presidenti i Izraelit në vizitën që bëri në Tiranë, bëri një takim të posaccëm me Baba Mondin. Nuk ka ndodhur herët e tjera që kryetarë shtetesh dhe qeverisë që të shkojnë dhe të takojnë Kryegjyshin Botëror. Nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e protokollit.